FIN-EST

Kush Jemi

Stafi ynë përbëhet nga ekspertë kontabël dhe kontabël të miratuar. Në përbërje të stafit ka anëtarë me formim të lartë profesional dhe teorik. Përmendim tituj akademik dhe botime në fushën e politikave fiskale, taksimit dhe auditimit. Në përputhje me misionin realizojmë shpesh botime te karakterit informues si për punën e përditshme profesionale ashtu edhe për zgjerimin e dijeve teorike dhe shkencore. Së fundi, në fatin tonë e gjen veten edhe i sapodiplomuari që ka dëshirë për zhvillim profesional.

FIN-EST

Misioni

Misioni shpreh rritjen e vazhdueshme të cilësisë së punës profesionale, në mënyrë të paanshme dhe në përgjegjësi maksimale për ndikimin tonë në mjedisin rrethues.
Ne përmirësohemi vazhdimisht si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ana njerëzore. 

Strategjia

Strategjia ka të bëj me ofrimin e një cilësie sa më të lartë të shërbimeve ekzistuese, pa përfshirë zgjerim të ndjeshëm të gamës së shërbimeve në përmbushje të kësaj strategjie. Në shërbim të kësaj strategjie realizohet analizë periodike e risqeve të brendshme dhe të jashtme, duke u ndërmarrë njëkohësisht plan-veprime për përmirësim të vazhdueshëm.

Vizioni

Vizioni ynë ka të bëjë me përafrimin me standartet më të mira profesionale duke u bërë një shembull për transparencën dhe duke synuar integritetin profesional dhe për përgjegjshmërinë.

FIN-EST

+355 68 20 50 708 / +355 68 20 05 013

Copyright © 2025 FIN-EST